Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:00, ka pranuar një informacion për një mjet të dyshuar shpërthimi në lagjen Pejton të Prishtinës.
Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes pas verifikimeve është konstatuar se nuk ka pasur mjet shpërthyes.
Kjo është konfirmuar nga Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, tha Pllana.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...