Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, vendi i kishte bashkuar njerëzit më profesionistë “në bashkëveprim me miqtë strategjikë”.
Ai tha se Lidhja Demokratike mbetet krenare në rolin që luajti konkretisht në këtë proces, shkruan Arbresh.info.
“14 vjet nga konstatimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Më 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesional në bashkëveprim me miqtë strategjik, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike”, tha Abdixhiku.
Ai tha se “në gjithë këtë periudhë me sfida”, Kosova ishte “krah aleancës së pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe miqve të tjerë ndërkombëtar”./Arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...