14 automjete janë përfshirë dhe disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Arbresh.info e ka komfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili njofton se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe per persona té lënduar. Kjo rruge eshte bllokuar perkohesisht, perderisa njesitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lenduar.”
“Lidhur me detaje tjera do te njoftoheni pas raportimeve qe do marrim nga ekipet ne teren.”, shtoi ai.
Tutje policia bën apel për kujdes gjate vozitjes ne kete kohe me ngrica dhe mjegull, per te shmangur rastet e tilla./Arbresh.info/
Aksident në autostradën e Fushë Kosovës, përfshihen disa vetura e kamionë
Policia apel shoferëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në mjegull
Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...