Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot priti për herë të parë në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.
Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa e ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati.
Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin e Hungarisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për Republikën e Kosovës, posaçërisht për sektorin e bujqësisë.
Në anën tjetër, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bencze, ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër, duke e vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy shteteve.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro