Shefi i diplomacisë italiane, Luigi Di Maio sot gjatë një takimi me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij ndaj vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin evropian.
Gjatë takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Di Maio theksoi se shenja konkrete mbi perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë janë të nevojshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando.
“Sot, Ministri i Jashtëm i Italisë @luigidimaio u takua me PPBE-së @MiroslavLajcak në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë. Ai konfirmoi mbështetjen e Italisë për dialogun dhe theksoi se shenja konkrete mbi perspektivën e integrimit evropian të #Kosovës dhe të #Serbisë janë të nevojshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...