Një çift nga Nigeria ka shpresuar për një fëmijë prej 17 vitesh, por arritën të bëheshin me 6 fëmijë për një ditë. Ajibola lindi tre djem dhe tre vajza në mëngjesin e 11 majit, me ndihmën e stafit prej 40 personash në spitalin e Virxhinias.
Adeboye dhe Ajibola Taiwo mësuan në nëntor se do të kishin 4 fëmijë, por pas dy muajsh u zbulua se familjes së tyre do ti bashkoheshin gjashtënjakë. “Isha shumë i gëzuar, për herë të parë do të bëheshim me fëmijë,” – tha babai për USA Today.
Lindja u bë në mënyrë cezariane dhe në të u përfshinë ekspertë mjekësore dhe infermierë të specializuar për këto raste të veçanta.
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...