Nostradamus, i cili vdiq në vitin 1566, ka profetizuar në mënyrë të famshme ngjarje katastrofike përmes “Les Prophéties”.
Shikuesi i epokës së Rilindjes aludoi në ngjarje të tilla si Revolucioni Francez, zhvillimi i bombës atomike dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Tani, lexues të afërt të veprës së tij thonë se ai parashikoi një 2021 edhe më shkatërrues se ky peizazh ferri i një viti që po kalojmë.
Në shkrimet e tij, ai përmend: “pak njerëz të rinj, shumë njerëz të vdekur”. Kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë, sipas Yearly-Horoscope: një apokalips ‘zombi’.
“Baballarë dhe nëna të vdekura nga hidhërime të pafund / gratë në zi, murtaja dhe ‘përbindësha’ dhe e gjithë bota të marrë fund”, vazhdoi filozofi, në mënyrë ogurzi.
Nostradamus gjithashtu duket se aludon në pandeminë e coronavirusit të vitit 2020 – por shkruan se viti vijues do të jetë edhe më shkatërrues, mbase duke sjellë uri në botë.
“Pas telasheve të mëdha për njerëzimin, një më i madh përgatitet”, shkroi Nostradamus. Ai po ashtu thotë se asteroidë do të godasin tokën më shumë.
Sidoqoftë, historianët shpesh theksojnë se shkrimet e Nostradamus janë tepër të paqarta – ose madje plotësisht të paqena.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116