Janë gjetur disa kuaj në një stallë në Maryland të cilët besohej se ishin mbyllur për 15 vite. Por diçka e çuditshme ishte parë në ta, transmeton arbresh.info. Në këmbët e dy kuajve kishte thundra aq të gjata sa që ata mezi ecnin.
Organizata bamirëse Days End Farm Horse Rescue e cila ishte kujdesur për kuajt e mbijetuar tha se ishte rasti më i keq i thundrave që kishin parë ndonjëherë.
Kuajt e mbijetuar besohej se për gjatë gjithë kësaj kohe që kanë qëndruar të mbyllur nuk kanë pasur ushqim të mjaftueshëm dhe kanë qenë pa kujdes mjekësor.
Të dy kuaj janë vlerësuar të jenë në gjendje kritike dhe së pari do të marrin kujdes rehabilitues, pastaj do të i’u hiqet pjesa e thundrave./arbresh.info

Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...