Keni patur ndonjë ndjenjë të çuditshme kur keni prekur kërthizën? Nuk jeni të vetmit.
Kjo pjesë e trupit ka qenë gjithnjë e çuditshme, pavarësisht se qëndron ngjitur apo është paksa i ngritur. Për shumë njerëz është problematike pasi një prekje e thjeshtë e saj, i bën që të shkojnë në tualet.
Një mjek amerikan, Christopher Hollingsworth ka shpjeguar arsyen për këtë gjë.
“Kur vendosni gishtin në kërthizë, një sinjal dërgohet menjëherë në fibrat më të thella që e lidhin zgavrën e brendshme të barkut me shtyllën kurrizore.”
Pas kësaj, ai shpjegoi se shtylla kurrizore sinjalizon në fshikëz dhe uretër, prandaj shumë njerëz kanë ndjenjën që duhet të shkojnë në tualet.
Gjithashtu, shtoi se kjo ndodh vetëm nëse e shtypni kërthizën thellë, përndryshe do keni thjesht një ndjenjë të çuditshme.
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...