Çfarë do të thoshte Frojdi për selfie?

15:54 | 7 Prill 2019

Ditëve të sotme ne shohim një tjetër fenomen, atë të selfie.

Termi “selfie” hyri në fjalorin e Oxfordit në vitin 2013 dhe shumë shpejt u bë fjala e vitit. Megjithatë, selfiet janë të vjetra poaq sa edhe fotografitë.

Seflie e parë u bë në vitin 1839 nga amerikani Robert Kornelli, transmeton portali arbresh.info

Sigmund Freud është krijuesi i psikoanalizës, dhe ai gjithashtu ka popullarizuar koncepte të ndryshme si egoja dhe nënvetëdija. Idetë mbi dashurinë për vetëveten ndryshe quhen narcizëm.

Në mitologjinë greke, një djalë i ri me emrin Narcis shëtiste pranë lumit një herë dhe vendosi të pinte ujë. Ai e pa reflektimin e tij në ujë dhe kaloi kaq shumë kohë në bukurinë e tij, saqë humbi idenë e asaj që po ndodhte rreth tij. Në fund ai u mbyt duke tentuar që të përqafonte reflektimin e tij.

Sipas Frojdit, dashuria për vetëveten është e natyrshme, megjithatë, ai shton se ajo mund të shndërrohet në një çrregullim psikologjik.

Në momentin që fillon edhe përjashton mendimet e tjerëve dhe dashurohesh në vetëvete, atëherë jeni prekur nga narcisoizmi, shkruan BBC.

Këto janë disa nga rezultatet:

Narcisoidët zakonisht janë më aktivë në rrjetet sociale

Dashuria për vetëveten ekzagjerohet.

Gratë zakonisht janë më pak të prirur ndaj narcisizmit sesa meshkujt.

Nga ana tjetër, psikologu amerikan Gin Tvengee ka treguar se narcizmi është në rritje: në dekadat e fundit ajo ka arritur në të njëjtin ritëm si obeziteti.

Shumica e ideve të Frojdit erdhën nga vëzhgimet e tij të përditshme dhe shumica e informacionit që ne kemi tani do të ishte shumë interesante për të.

Frojdi do të analizonte këtë fënomen dhe do të vinte re se e tërë kjo nuk ka lidhje vetëm me dashurinë për vetëveten, por edhe me idene që t’ua imponosh veten të tjerve.

Le të mos harrojmë se Frojdi filloi kërkimet e tij në fund të shekullit të 19-të, në një kohë të represionit shumë më të madh seksual.

Shumë pacientë të Frojdit nga shoqëria e lartë e Vjenës pësuan nga “paraliza histerike”, që do të thotë se ata ishin të paaftë që të ecnin pa përjetuar ndonjë shkak fizik.

Frojdi mendonte se arsyeja pse këto gra nuk po ecnin ishte një mënyrë për të kërkuar vëmendje.

Nëse doni të tërhiqni vëmendje, a nuk është më mirë që të bëni një selfie?

Ndoshta është, por kjo nuk do të thotë se nuk ka diçka të sëmurë në këtë obsesion, jo vetëm për ata që pikturojnë vetveten, por edhe në lidhje me ndikimin e vetvetes në të tjerët.

Megjithatë selfie do të thotë edhe shfaqja e anës së mirë, sepse njerëzit vendosin që të rregullohen me kujdes.

Studimet e fundit theksojnë se selfie po nxit zili, pasiguri dhe izolim te shumë njerëz.

Njerëzit që bënin selfie, Frojdi do t’i quante neurotikë.

“Qëllimi i psikoanalizës është të zëvendësojë vuajtjet neurotike me një aksident normal njerëzor”, pati thënë Frojd.

Herën tjetër që dëshironi të fotografoni vetë, mbani mend Narcisin dhe në vend të vetëpërqendrimit, përqendrohuni te miqtë tuaj.

Ju nuk mund të merrni sa më shumë pëlqime që dëshironi, por do të merrni miratimin e Frojdit dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme për ju./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara