Gruaja e cila nuk deshi të zbulojë identitetin e saj, nuk e ka ditur së është shtatzëne dhe nuk ka ditur se çfarë të thotë për situatën në të cilën u gjet.
Në ishullin brazilian ku lindja e fëmijëve është e ndaluar, megjithatë në jetë erdhi një fëmijë, i pari në 12 vitet e fundit.
BBC raporton se një grua 22-vjeçare në ishullin Fernando de Noronha, me rreth 3.000 banorë, lindi një vajzë gjatë fundjavës.
Sipas portalit “O Globo” gruaja e cila nuk deshi të zbulojë identitetin e saj, nuk e ka ditur së është shtatzëne dhe nuk ka ditur se çfarë të thotë për situatën në të cilën u gjet.
“Natën e së premtes u shfaqën dhimbjet, më vonë edhe linda, ishte një vajzë. Nuk kisha fjalë”, tha nëna.
Foshnja u transferua më vonë në një spital lokal dhe autoritetet e ishullit konfirmuan informacionin për lindjen e një fëmije.
“Gruaja lindi në shtëpi. Anëtarët e familjes thonë se nuk dinin për shtatzëninë”, tha administrata në ishull.
Popullata lokale është e lumtur për lindjen e fëmijës dhe gjithashtu ndihmon familjen që u bë me fëmijë.
Ishulli Fernando de Noronha ka plazhe që radhiten ndër më të bukurat në botë. Për të mbrojtur botën e njohur nënujore, është e nevojshme që të ketë një numër të kufizuar banorësh.
Grave shtatzëna u kërkohet të zhvendosen në tokë kurse ishulli nuk ka repart materniteti.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...