Bebet dinë të njohin fytyrat, por mbase munden edhe më shumë se kjo! Një hulumtim i paradokohshëm sugjeron që bebet mund të bëjnë dallimin ndërmjet personave të mirë dhe të këqinjë.
Një eksperiment i bërë në universitetin Yale ka treguar që bebet më shumë i duan personat të cilët janë të sjellshëm, ndërkaq konkludimet e tyre për njerëzit i marrin në bazë të mikrosinjaleve.
Në eksperimentin tjetër bebeve u janë treguar dy kukulla – e mira, të cilën ka ndihmuar që të hapej kutia, dhe e keqja, të cilën e ka shqelmuar, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 80 për qind e bebeve kanë zgjedhur kukullën e mirë, gjë që tregon që bebet vërtet dinë të gjykojnë se kush është i mirë e kush i keq.
“Njerëzit vijnë në këtë botë me moralitetin e lindur”, ka treguar Paul Bloom, autor i librit” Vetëm bebet: prejardhja e së mirës dhe e së keqes”.
Duke u rritur fëmijët, janë gjithnjë e më të mirë në bazë të linjave dhe mimikave të karakterit.
Trevjeçarët janë në gjendje të vlerësojnë besnikërinë e dikujt vetëm në bazë të fytyrës së personit të panjohur.
Herën tjetër kur bebja juaj tregon padurueshmëri ndaj personit të ri, mos e kuptoni këtë vetëm si tekë.
Provoni së paku të merrni në shqyrtim gjykimin e bebes kur vlerësoni miqtë tuaj.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...