Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Ferizaj, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
Ankuesi ka bërë të ditur se gjatë kohës kur nuk kanë qenë në shtëpi, persona të panjohur kanë arritur të gjejnë çelësin, me të cilin kanë hapur derën e shtëpisë.
Më pas, ata kanë kryer vjedhjen, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash si dhe një sasi stolish ari.
“Ferizaj / 11.04.2026 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk kanë qenë në shtëpi, person-a të panjohur e kanë gjetur çelësin dhe kanë hapur derën e shtëpisë ku kanë vjedhur një shumë te konsiderueshme parash dhe një sasi stoli ari. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...