Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve për zbatimin e ligjit dhe realizimin e urdhëresave gjyqësore, zyrtarët e Stacionit Policor në Gjakovë, respektivisht të Nënstacionit Policor në Ponoshec, kanë arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia.
Sipas njoftimit, arrestimi është kryer më 8 qershor 2026, rreth orës 14:10, në fshatin Rracaj të Gjakovës, ku është lokalizuar dhe arrestuar personi me inicialet K.B.
I njëjti kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia bëri të ditur se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave ligjore, i dënuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...