Njësia e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar se gjatë kontrollit të trafikut në rrugën Skenderaj–Drenas, në fshatin Polac të Skenderajt, ka identifikuar një kundërvajtës i cili po qarkullonte me shpejtësi të madhe.
Sipas njoftimit, gjatë matjes me radar është konstatuar se shoferi po lëvizte me 137 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 60 km/h.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tri pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për tre muaj në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve./Arbresh.info
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...