Norma e rritjes ekonomike gjatë këtij viti pritet të jetë negative dikur rreth -8%, kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) Arian Zeka në një intervistë për arbresh.info.
Drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë, ka thënë se gjatë këtij viti mund të kemi rimëkëmbje ekonomike, por sipas tij duke e pas parasysh situatën aktuale politike mund të ketë vështirësi.
“Ende jemi në pritje të dhënave zyrtare të BQK-së që priten të dalin në ditët në vijim, por ajo çfarë mund të presim është norma e rritjes ekonomike të jetë natyrisht negative diku -8% siç është paraparë edhe nga ana e BQK-së gjatë vitit të kaluar po edhe nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, shpresojmë që mos të jetë më e lartë sesa kaq. Është e rëndësishme të thuhet që viti 2021 së paku do të mundësoj që të kemi një rimëkëmbje të shpejtë dhe pse nëse e analizojmë situatën aktuale politike mund të ketë vështirësi në këtë aspekt në rritjen e një norme të kënaqshme”, tha Zeka.
Zeka për investimet e huaja: Kemi dështuar tu ofrojmë hapësirë investimeve të huaja
Kosova ka dështuar në promovimin e ofertës së vendit, e si pasojë e kësaj edhe nuk ka shënuar progres në tërheqjen e investimeve të huaja direket.
E kjo sipas Zekës ka ndodhur edhe në vitet e kaluara e jo vetëm gjatë pandemisë.
“Jo vetëm në vitin 2020, po në përgjithësi edhe gjatë viteve të kaluara edhe para shpërthimit të pandemisë Kosova nuk është që ka shënuar progres në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Nuk kemi kurrfarë hapësire për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, nuk mund të krahasohemi as me shtete të tjera të rajonit të cilat na rrethojnë të, cilat kanë aktivitet të shtuar industrial e që nxitet në masë të madhe nga investimet e huaja, gjë që ne në rastin tonë mund të themi se kemi dështuar në promovimin e ofertës së vendit para investitorëve të huaj dhe nuk kemi arritur t’i materializojmë edhe përmisimet që kemi bërë në aspektet e ndryshimit të mjedisit e të bërit biznes në vende përgjatë viteve”, u shpreh Zeka për arbresh.info/E.Haxhiu/
Kjo është intervista e plotë:
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...