Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt (TM4) 2019.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për (-0.6%) ndërmjet TM3 2019 dhe TM4 2019. “Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-5.9%); prodhimi i metaleve (-1.4%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.8%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.7%); prodhimi i produkteve kimike (-0.7%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.6%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.6%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.5%); dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së, duke u shtuar se rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (8.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.0%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj (1.0%); dhe prodhimi i mobilieve (0.2%).
Po ashtu, sipas ASK-së, krahasuar TM4 2019 me TM4 2018, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-0.1%). Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-19.6%); prodhimi i produkteve kimike (-3.1%); prodhimi i lëkurës dhe i produkteve prej saj (-2.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.2%); prodhimi i pijeve (-0.1%); dhe prodhimi i metaleve (-0.1%).
“Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i mobilieve (3.9%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (3.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (2.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.3%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.1%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.8%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.8%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.6%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.2%)”, thuhet në njoftim.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...