Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se në Kosovë duhen imunizuar plotësisht rreth 1 milionë qytetarë në mënyrë që sipas tij pandemia të kufizohet.
“Mbi 1 milionë qytetarë duhet të marrin të dy dozat e vaksinës, duke respektuar masat ne do të jemi në një situatë më normale dhe do ta kufizojmë pandeminë”, ka deklaruar Ramadani në RTV Dukagjini.
Infektologu ka thënë se gjërat kanë ndryshuar me paraqitjen e versionit “Delta” të coronavirusit.
“Ky variant ka befasuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe shtimi i vdekjeve në Kosovë lidhet me këtë variant të coronavirusit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë që ky variant është rezistues ndaj vaksinës.
Ramadani thotë se megjithatë edhe qytetarët e vaksinuar duhet të mbajnë maskën dhe distancën pasi sipas tij edhe këta qytetarë mund të bartin këtë virus te të tjerët.
Sot Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç.
Sipas njoftimit, procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit./Telegrafi/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...