40 persona në Rahovec kanë rezultuar negativë për koronavirus. Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se situata është nën kontroll, ndonëse ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar negativë. S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll. Falënderoj qytetarët për lojalitetin në zbatim të vendimeve, sikurse edhe të gjithë mantelbardhët përfshirë mjekët, infektologët, mikrobilologët, epidemiologët, biokimistët, infermierët, policinë, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktive dhe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, ka shkruar ai.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...