Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier u takua sot me zëvendëspresidentin kinez, Liu He për të biseduar në lidhje me luftën tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe për të nxitur Pekinin që të ndërmarrë reformat ekonomike që ka premtuar.
Ky takim u zhvillua në Pekin në kuadër të Forumit II Rripi dhe Rruga, ku përfaqësues nga më shumë se 100 vende ishin mbledhur për të diskutuar projektin gjigant infrastrukturor të Kinës.
“Liu, ministri përgjegjës për negociatat tregtare me SHBA-në, bisedoi me Altmaier si mund të gjendet një zgjidhje e shpejtë për luftë tregtare që tashmë po bënë nëntë muaj”, theksoi media shtetërore kineze./atsh/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri