Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të flasë para mbështetësve të tij me rastin e fushatës së zgjedhjeve me 24 qershor.
Tubimi pritet të mbahet në kryeqytetin e Bosnjës, ka deklaruar ambasadori i Turqisë në Bosnje, transmeton portali arbresh.info
Mediat turke kanë paralajmëruar për tubimin që do të mbajë Erdogan në Sarajevë.
Disa vende perëndimore kanë ndaluar Turqisë që të mbajë fushatë parazgjedhore nëpër vendet e tyre.
Erdogan ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, në mënyrë që Turqia që kalojë sa më shpejt në një presidencë ekzekutive.
Gjermania dhe Holanda, që kanë numrin më të madh të qytetarë turq në vend, kanë ndaluar zyrtarët turq që të bëjnë fushatë atje.
Të njejtin vendim e ka marrë edhe Austria, e cila ka theksuar se do të ndalojë politikanët e huaj të bëjën në fushatë në vend./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...