Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve aziatike janë rritur me shpresën e një marrëveshjeje që mund t’i japë fund luftës së SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin.
Të shtunën, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se një marrëveshje me Teheranin ishte negociuar në terma të përgjithshëm dhe detajet do të shpalleshin së shpejti, por të nesërmen i kërkoi ekipit të tij negociator të mos nxitohej.
Të hënën në Azi, çmimi i naftës Brent ra me 5.5% në 97.90 dollarë ndërsa nafta e papërpunuar e tregtuar në SHBA ishte 5.9% më e ulët, 90.93 dollarë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të shprehej më herët se marrëveshja do të përfshinte rihapjen e rrugës kryesore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Rruga ujore, përmes së cilës kalon zakonisht rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë, është mbyllur në mënyrë efektive që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt.
Indeksi i aksioneve Nikkei 225 në Japoni u rrit mbi 65,000 për herë të parë, pasi fitoi 3% me shpresën se ngushtica do të rihapej së shpejti.
Japonia, ashtu si Koreja e Jugut fqinje, është prekur veçanërisht nga konflikti pasi ato varen shumë nga energjia nga Gjiri.
Tregjet e energjisë dhe financiare në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA janë të mbyllura të hënën për shkak të festave zyrtare./a2cnn
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur