Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një ushtrie të Evropës për t’u mbrojtur kundër Rusisë, pasi sugjeroi se SHBA mund të mos i vijë më në ndihmë kontinentit.
“Unë me të vërtetë besoj se ka ardhur koha që forcat e armatosura të Evropës duhet të krijohen,” tha Zelensky në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Le të jemi të sinqertë, tani nuk mund të përjashtojmë që Amerika mund t’i thotë jo Evropës për çështje që mund ta kërcënojnë atë.”
Zelensky tha se Evropa duhej të bashkohej pas një politike të vetme të jashtme dhe të mbrojtjes që do t’i tregonte Amerikës se blloku është serioz për sigurinë e vet.
“Le të jemi të sinqertë. Tani nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Amerika t’i thotë jo Evropës për një çështje që e kërcënon atë. Shumë, shumë liderë kanë folur për Evropën që ka nevojë për ushtrinë e saj.Një ushtri, një ushtri e Evropës”, u shpreh presidenti ukrainas./abcnews.al
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...