Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas një zyrtari izraelit, dyshja diskutoi për Iranin.
Presidenti amerikan postoi një fotografi më herët sot me mbishkrimin “qetësi para stuhisë”, mes raportimeve se SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten për sulme të reja ndaj Iranit.
Dje, New York Times raportoi se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit, që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.
Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme thanë se të dy vendet po kërkojnë të jenë gati që javën e ardhshme.
Në anën tjetër Mbretëria e Bashkuar po vendos sistemin e ri në Lindjen e Mesme për të mbrojtur “qytetarët dhe partnerët e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme nga sulmet me dronë”, tha Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...