Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon tubim në Gjakovë duke prezantuar kandidatët për deputetë të listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Edhe aty, Kurti ka lëshuar akuza ndaj opozitës, duke i quajtur bllokues të shtetit dhe “njerëz që duan pushtetin për vete”.
“Kemi dëshmuar që shteti mund të jetë për krejt që mund të punohet për të gjithë prandaj gjithnjë e më shumë bashkë po bëhemi shumë e më shumë për shtetin”.“Njëra ide është është e jona që e sheh shtetin si të përbashkën tonë më të madhe, si shtet i të gjithëve e mjet për drejtësi, zhvillim e dinjitet. Ideja tjetër ee sheh shtetin si pronë të pakicës, privilegj grupor e pushtet për vete”.
“Është krejt absurde të kërkosh votën e qytetarëve duke bllokuar punën e Qeverisë, të ju kërkosh që të besojnë edhe njëhereë sepse në të kundërtën do vazhdosh me bllokimin e shtetit dhe bllokimin e vendit”, u shpreh Kurti.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur