Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të qëndrojë në Uashington për bisedime të mëtejshme, edhe pse takimi midis Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë përfundoi, raporton NBC News.
Një zëdhënës i udhëheqësit ukrainas i tha NBC: “Takimi ka mbaruar, por udhëheqësit evropianë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po qëndrojnë për momentin në Uashington për të vazhduar bisedimet, potencialisht në një format tjetër.”
Kjo vjen pasi u raportua Trump kishte ndërprerë bisedimet për të telefonuar Vladimir Putinin.
Në anën tjetër, ky takim mes Trumpit dhe Zelenskyt ishte më i reklasuar për dallim nga hera e kaluar ku kishte përplasje tw ashpra.
Ndërkaq, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ndarë një mesazh pas takimit në Uashington.
Ajo postoi një imazh të udhëheqësve së bashku me Donald Trump brenda Shtëpisë së Bardhë me mesazhin: “Ne jemi këtu, si aleatë dhe miq, për paqen në Ukrainë dhe në Evropë”. /Telegrafi/
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...