Mijëra protestues marshuan në Washington, në një nga demonstratat më të mëdha kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për të marrë nën kontroll policinë e kryeqytetit.
Protesta, e quajtur “We Are All D.C.”, u organizua nga aktivistë vendorë dhe ACLU (Bashkimi Amerikan për Liritë Civile) Me një pankartë të madhe të kuqe me mbishkrimin “END THE D.C. OCCUPATION” (Jepi fund okupimit të Washington-it), protestuesit përshkuan më shumë se 3 km nga Meridian Hill Park deri te Freedom Plaza, pranë Shtëpisë së Bardhë.
Trump ka nisur atë që ai e quan lufta ndaj krimit dhe pasigurisë, por autoritetet vendore theksojnë se niveli i krimit të dhunshëm është më i ulët se në mandatin e tij të parë. Kështu, prania e ushtarëve të armatosur ka ndezur zemërimin e banorëve.
Ish-diplomati amerikan Mark Fitzpatrick ka deklaruar për Associated Press se situata po trajtohet në mënyrë “autoritariste” dhe se për qytetarët e Washington, të cilët nuk kanë përfaqësim në Kongres, kjo është një tjetër padrejtësi:
Jemi në mëshirën e një diktatori, të një diktatori në tentativë!
Teksa ka shpërthyer protesta, Trump ka vijuar me kërcënimet e tij për të dërguar trupa federale edhe në Chicago, duke e krahasuar qytetin me “zonë lufte”. Por të dhënat zyrtare tregojnë të kundërtën: në 6-mujorin e parë të vitit, dhuna e armatosur ka rënë ndjeshëm, të shtënat me armë u ulën me 37%, vrasjet me 32% dhe krimi i dhunshëm me mbi 22%./ abcnews.al /

Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...