Persona të armatosur kanë vrarë një komandant të milicisë së gjeneralit renegat libian Khalifa Haftar në qytetin lindor Benghazi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një zëdhënës i forcave speciale të milicisë së Haftarit në një postim në Twitter konfirmoi vdekjen e Mahmoud Al-Werfalli-t, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP).
Al-Werfalli dyshohet të ketë kryer drejtpërdrejt dhe të ketë urdhëruar kryerjen e vrasjeve që përbëjnë krime lufte në Benghazi ose zonat përreth, sipas GJNP-së.
Ai akuzohet gjithashtu për kryerjen e ekzekutimeve masive kundër të arrestuarve të paarmatosur në Benghazi.
Në dhjetor 2019, Departamenti i Thesarit i SHBA-së e vendosi Al-Werfalli-n në listën e sanksioneve, duke e akuzuar atë për kryerjen e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...