Tre të rinj humbën jetën tragjikisht në Francë pasi makina e tyre doli nga rruga, kaloi një mur dhe ra përmbys në një pishinë private. Pas rënies në pishinë të rinjtë u bllokuan brenda automjetit.
Bllokimi ndodhi për shkak se automjeti ishte në madhësi të njëjtë me pishinën dhe adoleshentët nuk ishin në gjendje të hapnin dyert dhe u mbytën. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në qytetin Ale në orët e para të së mërkurës dhe viktimë mbetën tre adoleshentët e moshës 14, 15 dhe 19 vjeç .
Raportime tregojnë se më i riu nga tre viktimat ishte në timon duke drejtuar mjetin. Prokurori përshkroi se si makina u përplas me një mur të ulët kopshti, u përmbys dhe ra i përmbysur në pishinë.
Accident de voiture mortel dans le Gard: “Manifestement, le véhicule a glissé sur la chaussée”, explique le procureur d’Alès pic.twitter.com/Fwk51fUj2C
— BFM (@BFMTV) December 3, 2025
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...