Vetë u vaksinua, të tjerëve u tha “mos e bëni” dhe ktheu pas të gjitha vaksinat

18:07 | 6 Maj 2021

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i kërkoi Ambasadës Kineze në Filipine që të kthente pas vaksinat e dhuruara.

Filipine morri rreth 1000 vaksina Sinofarm me qëllim të mbrojtjes kundër koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Kjo ndodhi pasi ai pësoi kritika se ai mori një vaksinë që nuk është miratuar ende në atë vend.

Duterte tha se në të ardhmen, Kina duhet t’i dërgojë Filipineve vaksina vetëm të kompanisë Sinovak, përdorimi i së cilës është aprovuar në Filipine, shkruan BBC.

OBSH pritet që të miratojë të dy llojet e vaksinave kineze kundër koronavirusit.

Duterte tha se ai mori vaksinën Sinofarm pasi mjekët e këshilluan ta bënte këtë.

“Mos i ndiqni gjurmët e mira. Është e rrezikshme, sepse ende nuk ka studime mbi rreziqet që mund të kenë ato në trup. Më lejoni të jem i vetmi që e morri atë”, tha Duterte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara