Media shtetërore iraniane kanë konfirmuar se Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në zyrën e tij gjatë sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit, pas raportimeve të mëhershme nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë për vdekjen e tij.
Për udhëheqësin e kahershëm iranian është shpallur një periudhë zie 40-ditore.
Konfirmimi i së dielës vjen pasi agjencitë iraniane Tasnim dhe Mehr kishin raportuar fillimisht se Khamenei mbetej “i palëkundur dhe i vendosur në komandimin e fushës”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në platformën e tij Truth Social se 86-vjeçari u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael, të cilat nisën herët të shtunën.
“Ai nuk ishte në gjendje t’u shmangej sistemeve tona të inteligjencës dhe ndjekjes shumë të sofistikuar dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo liderët e tjerë që janë vrarë bashkë me të, mund të bënin”, shkroi Trump.
“Kjo është mundësia më e madhe e vetme që populli iranian të rimarrë vendin e tij. Shpresojmë që IRGC dhe Policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë”, shtoi ai.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte deklaruar më herët se kishte “shenja në rritje” se Khamenei ishte vrarë.
Agjencia Reuters, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit të paidentifikuar, raportoi se trupi i Khameneit ishte gjetur.
Khamenei ka qenë Udhëheqës Suprem i Iranit që nga viti 1989, duke pasuar Ajatollah Ruhollah Khomeini, i cili udhëhoqi revolucionin iranian të vitit 1979.
Sipas Barbara Slavin nga Stimson Center në Uashington, Irani “ka një plan” në rast të konfirmimit të vdekjes së tij.
“Me shumë gjasë do të krijohet një këshill që do ta drejtojë vendin. Mundet që ai tashmë ta ketë drejtuar vendin, sa dimë ne”, tha ajo.
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...