Mijëra njerëz u mblodhën të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror të Hungarisë, për të pestën natë me radhë, për të protestuar kundër qeverisë djathtiste të kryeminstrit, Viktor Orban.
“Nuk do të largohemi”, “Ata po gënjejnë ditë e natë”, brohorisnin protestuesit.
Dy ligjvënës u tërhoqën zvarrë jashtë ndërtesës së televizionit në Budapest, pasi bënë përpjekje të nxjerrin në transmetim një peticion kundër Orbanit.
Peticioni bënte thirrje për tërheqjen e, siç thuhet, “ligjeve të skllavërisë”.
Protestat janë ndër më të mëdhatë në disa muaj dhe shpërthyen pas kalimit të një ligji të ri të punës, i cili mundëson gjashtë ditë pune në javë.
Por, protestuesit po ashtu kërkojnë të luftohet korrupsioni qeveritar, të krijohet një gjyqësor i pavarur dhe të mbrohen mediat e pavarura.
Qeveria e ka mbrojtur ligjin e ri të punës, duke thënë se ai do të lehtësojë mungesën e punëtorëve.
Rekomandojmë
Deklarata e Haradinajt pas takimit të MSA-së në Bruksel
Gratë thyejnë barrierat në “profesionin e burrave”
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën