Zëvendëspresidenti i amerikan, JD Vance, ka thënë se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një marrëveshjeje paqeje me Ukrainë dhe është i bindur se po bëhet përparim.
Duke folur për emisionin “Meet the Press with Kristen Welker” në NBC, ai tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë disa lëshime, duke përfshirë edhe faktin që Ukraina do të marrë garanci sigurie që e mbrojnë nga agresioni i ardhshëm rus.
“Mendoj se rusët i kanë bërë lëshime të rëndësishme presidentit Trump për herë të parë në mbi tri vjet e gjysmë konflikt në Ukrainë”, tha Vance. “Ata kanë pranuar se s’do të jenë në gjendje ta instalojnë një regjim kukull në Kiev. Kjo ishte, sigurisht, një kërkesë e madhe në fillim. Dhe e rëndësishme, ata kanë pranuar se do të ketë njëfarë garancie sigurie për integritetin territorial të Ukrainës”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten ripërsëriti kërcënimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Vance nuk është i besimit se sanksionet do ta nxisin Rusinë të bjerë dakord për një armëpushim me Ukrainën.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...