Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance dhe gruaja e tij Usha kanë zbarkuar në bazën hapësinore ushtarake Pituffik në Grenlandën veriperëndimore.
Sapo kanë mbërritur në Grenlandë, ata kanë hipur në një automjet të blinduar të SHBA-së.
Ndërsa gjatë vizitës në bazë, Vance tha se “shumë amerikanë e pyesin pse Grenlanda ka kaq shumë rëndësi”.
“Nëse një raketë do të lëshohej nga një vend armik në SHBA, janë njerëzit këtu përpara nesh ata që do të njoftonin burrat dhe gratë e guximshme më në jug në SHBA për t’i njoftuar se çfarë po ndodhte”, tha zëvendëspresidenti.
Gjithashtu, ai njoftoi se Rusia dhe Kina po interesohen për kalimet e Arktikut.
“Ne duhet të sigurohemi që Amerika të udhëheqë në Arktik”, shton ai.
Ndryshe, Vance më pas pyetet për sugjerimin e Donald Trump se SHBA mund të përdorë forcën ushtarake për të marrë kontrollin e Groenlandës nëse është e nevojshme, shkruan skynews.
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj