U ndihmoi priftërinjëve të kryenin ‘abuzime seksuale’ me fëmijë të shurdhër, arrestohet murgesha

23:38 | 7 Maj 2017

Një murgeshë nga Japonia është arrestuar mbi akuzat se ka ndihmuar pesë priftërinjë të abuzojnë seksualisht me fëmijët e shurdhër në një shkollë në Argjentinë.

Kosaka Kumiko, 42 vjeç, u akuzua se ka ndihmuar priftërinjët të cilën kanë kryer me fëmijët seks oral, seks anal dhe vaginal, ndërsa besohet se aktet e tmerrshme janë kryer në banjo, konvikt, kopsht dhe në bodrumin e shkollës Lujan de Cuyo, qytet rreth 620 miljë në veri-perëndim të Buenos Aires, transmeton portali arbresh.info.

Rasti kundër murgeshës filloi pasi një ish-studente e akuzoi atë, pasi ajo e kishte detyruar atë që të vishte pelena për të mbuluar hemorragjinë, pasi studentja ishte përdhunuar nga prifti Horacio Corbacho.

Murgesha ka deklaruar se është e pafajshme dhe ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura kundër saj.

Murgesha, e cila ka nënshtetësi argjentinase, gjithashtu është akuzuar për abuzimin fizik të nxënësve, torturat e të cilëve mund të dëgjuan vetëm ata që abuzonin, pasi pjesa tjetër e fëmijëve në shkollë ishin të shurdhër./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara