Donald Trump ka mirëpritur astronautët pas kthimit të tyre në Tokë.
Presidenti amerikan ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh ku përgëzon ekuipazhin e misionit Artemis II dhe i fton ata në Shtëpinë e Bardhë.
“Urime ekuipazhit të madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të isha më krenar! Mezi pres t’ju takoj të gjithëve së shpejti në Shtëpinë e Bardhë. Do ta bëjmë sërish dhe më pas, hapi tjetër: Marsi!”, ka shkruar Trump.
Astronautët e misionit Artemis 2 kanë udhëtuar më thellë në hapësirë se çdo njeri tjetër më parë – pak më shumë se 4,000 milje përtej rekordit prej 248,655 miljesh të vendosur nga Apollo 13 në vitin 1970.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit