Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se ai asnjëherë “nuk ka punuar për Rusinë”. Deklarata u bë si një përgjigje lidhur me pretendimet e ngritura për lidhjet e tij me presidentin Vladimir Putin.
Ai i quajti raportimet e tilla si një “gabim të madh”.
Trump i bëri këto komente të hënën pas një raporti të gazetës “Washington Post” ku thuhej se presidenti Trump i kishte fshehur detajet e bisedës së tij me Putinin.
Presidenti Trump gjatë një interviste për “Fox News” më 12 janar mohoi se kishte fshehur detajet e bisedave të tij me Putinin nga zyrtarët e administratës, transmeton rel.
The Washington Post tha se të paktën një herë, në Hamburg në vitin 2017, Trump mori fletët e përkthyesit pas bisedimeve me Putinin dhe e udhëzoi atë person për të mos diskutuar me zyrtarë tjerë se çfarë kishte transkiptuar.
Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...