Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku pretendon se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka vdekur si rezultat i një operacioni të koordinuar me Israel.
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur
Në postimin e tij, Trump se cilëson Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe e përshkruan vdekjen e tij si “drejtësi” jo vetëm për popullin e Iran, por edhe për amerikanët dhe qytetarët e vendeve të tjera që, sipas tij, janë vrarë ose plagosur nga regjimi iranian.
Trump pretendon se operacioni është realizuar falë “sistemeve shumë të sofistikuara të inteligjencës dhe gjurmimit” të SHBA-ve, duke shtuar se lideri iranian nuk kishte mundësi t’i shmangej tyre.
Ai deklaron gjithashtu se disa drejtues të tjerë janë vrarë në të njëjtin operacion.
Sipas deklaratës së tij, bombardimet “e rënda dhe të sakta” do të vazhdojnë gjatë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin që ai e përkufizon si “paqe në Lindjen e Mesme dhe në botë”
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...