Donald Trump ka kërcënuar Kinën me një tarifë prej 10 për qind për importet e saj, dhe ka paralajmëruar se taksa mund të vendosen edhe ndaj Bashkimit Evropian.
Presidenti u tha gazetarëve në një konferencë shtypi dje vonë, se administrata e tij po diskutonte normën 10 për qind sepse fentanili – një opioid i fuqishëm – po dërgohej nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë.
Ai tha se tarifat mund të zbatohen që më 1 shkurt, transmeton Telegrafi.
Duke folur për BE-në dhe vendet e tjera, ai tha se kishin një suficit tregtar shqetësues me SHBA-në.
“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne. Kështu që ata do të jenë të interesuar për tarifat. Kjo është mënyra e vetme ju do të keni drejtësi”, tha ai.
Trump sugjeroi gjithashtu se Kanadaja dhe Meksika mund të përballen me tarifa prej 25 për qind nëse nuk ndalin trafikimin e emigrantëve të paligjshëm dhe fentanilin.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...