Të paktën 220 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga shpërthimi i Ebolës, deklaroi të hënën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se, për shkak të vonesës në zbulimin e rasteve, punonjësit shëndetësorë tani po “përpiqen të rikuperojnë kohën e humbur”.
Njoftimi erdhi ndërsa autoritetet shëndetësore të Uganda raportuan dy raste të reja me Ebola të hënën, duke e çuar numrin total të të infektuarve atje në shtatë, pasi numri i rasteve të dyshuara në Republikën demokratike të Kongos fqinje kaloi mbi 900.
Të gjitha rastet lidhen me shpërthimin në Kongo, i cili duket se kishte nisur disa ditë ose javë përpara se autoritetet e atij vendi ta shpallnin zyrtarisht epideminë më 15 maj./A2cnn
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë