Në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka dhënë njoftimin për kandidatin e ri për pozitën në Departamentin e Punës, Alexander Acosta.
Trump edhe njëherë ka kritikuar gjyqtarët e 9 shteteve të cilët kanë bllokuar urdhërin për ndalim të udhëtimit, duke vënë në dukje se vendimet e tyre janë duke përmbysur 80% të kohës së tij, transmeton portali arbresh.info.
“Gjykatat kanë shkaktuar kaos, sinqerisht”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai nuk i ka ndalur kritikat, duke iu drejtuar më kritika të ashpëra edhe mediave, për të cilat ka thënë se janë dukë ‘sulmuar’ administratën e tij.
Trump gjatë katër javëve të para të presidencës së tij, ka urdhëruar formulimin e strategjive për të luftuar Shtetin Islamik.
“Kam trashëguar një rrëmujë, brenda dhe jashtë vendit”, tha ai, duke premtuar se do të kujdeset për të./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...