Tribunali i Hagës ka nisur një hetim të pavarur, i cili do të plotësojë hetimet tashmë të filluara nga autoritetet holandeze, lidhur me vdekjen e Sllobodan Pralak.
Ky hetimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi do të kryhet nga ekspertë të pavarur, thuhet në njoftimin për media. I gjithë procesi do të udhëhiqet nga gjyqtari ngaGambia, Hassan B. Jalloë, ish prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Hetimi do të nis javës së ardhshme dhe ka për qëllim që të ofrojë një raport para se Gjykata të mbyllet më 31 dhjetor, 2017.
“Hetimi do të vlerësojë të gjitha procedurat aktuale, por gjithashtu do të japë rekomandime që mund të ndihmojnë gjykatat e tjera në të ardhmen. Rezultatet e hetimit do të publikohen, duke respektuar procedurat dhe të dhënat konfidenciale “, thuhet në komunikatë, transmeton Radio Evropa e Lire.
Sllobodan Pralak, më 29 nëntor piu një lëng (helm) nga një shishe e vogël pak çaste pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi atij dënimin prej 20 vjet burgim.
Prokuroria holandeze ka konfirmuar se në bazë të analizave paraprake, në shishen e vogël nga e cila piu i dënuari për krime lufte, Pralak, kishte një substancë kimike (kimikate) vdekjeprurëse.
Ai vdiq në spital pasi u nxor nga gjykata. Pralak ishte dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar. Gjykata e Hagës ka konfirmuar të mërkurën dënimin për Pralakun dhe pesë kroatë të tjerë të Bosnjës.
Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës./rel/
Rreth 8900 raste të raportuar përmes aplikacionit “LAJMËRO P...
1 vit burgim për të akuzuarin që tentoi ta vrasë një person ...
Zyrtare: Endrit Baholli i bashkohet Prishtinës
Papa Françesku akuzon Rusinë për agresion dhe imperializëm n...
Rama i përlotur për regjisoren: Komuniteti artistik humbi nj...
Haradinaj: Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa!