Ana e errët e Shteteve të Bashkuara – Lufta e përkrahur kundër Boko Haram
Që nga viti 2014, Kameruni ka qenë në luftë me Boko Haram, një grup i armatosur ekstremist përgjegjës për mijëra vrasje dhe kidnapime përreth Liqenit Chad Basin.
Të trajnuar dhe përkrahur nga SH.B.A dhe qeveritë Evropiane, si dhe të armatosur nga kompanitë private izraelite, forcat e sigurisë Kamerunase veprojnë pa u ndëshkuar kundër civilëve në regjionin e largët verior të vendit.
Ndërmjet viteve 2015-2016, Amnesty International mblodhi prova të mëse njëqind rasteve të ndëshkimit joligjor, torturës dhe vrasjeve të qytetarëve Kamerunas të akuzuar për mbështetje apo anëtarësi në Boko Haram.
Me dëshminë dhe informatat nga Amnesty International, Forensic Architecture rikonstrukturoi dy nga këto vendndodhje– një qendër ushtarake regjionale, dhe një shkollë të zënë– në mënyrë që të konfirmojnë dhe ilustrojnë gjendjen e burgosjes dhe torturës së përshkruar nga personat që ishin mbajtur peng.
Në të dy objektet, të burgosurit ishin mbajtur në kushte të tmerrshme dhe jo-njerëzore në qeli të errëta, të mbushura plot dhe pa ajër. Të gjithë ishin ushqyer keq, dhe shumica prej tyre ishin torturuar vazhdimisht. Me qindra të burgosur ishin dëshmitar të vrasjeve nga duart e grupit militar Kamerunas, Batalionit Rapid Intervention (BIR), ose agjencisë së inteligjencës Kamerunase të njohur si DGRE.
Kërkimet e Forensic Architecture gjithashtu zbuluan prezencën e personelit Amerikan – kontraktues ushtarak dhe privat – në njërën nga vendngjarjet. Me përdorimin e imazheve satelitore, materialeve të hapura burimore dhe fotografive të mbledhura nga rrjetet sociale, Forensic Architecture demonstroi afërsinë e këtij personeli me vendngjarjet ku mbaheshin dhe torturoheshin të burgosurit, duke ngritur kështu pyetje problematike rreth mbështetjes së vazhdueshme të Amerikës kundrejt forcave të sigurisë së Kamerunit.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...