Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov dhe homologu i tij amerikan, Rex Tillerson, janë takuar në samitin G20 në Gjermani.
Kjo është vizita e parë mes dy diplomatëve dhe vjen pikërisht në kohën kur politikat mes dy vendeve vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, transmeton portali arbresh.info.
Moska dhe Uashingtoni kanë shumë për të dikustuar, ka thënë Tillerson në takimin e tyre të parë në Bon, Gjermani.
Lavrov po ashtu ka theksuar se zhvillimet aktuale në Uashington janë punë të brendshme të SHBA-ve dhe se Moska nuk asnjë interest ë ndërhyjë.
Sipas një deklaratë të lëshuar më parë, të dy diplomatët do të flasin për situatën në Siri dhe për çështje tjera të ndieshme.
Tillerson ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të funksionojë vetëm nëse një gjë e tillë është në interes të popullit amerikan.
Në një deklaratë të bërë nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit në një konferencë të veçantë kanë theksuar se fushat e interesit mes dy vendeve janë lufta kundër Shtetit Islamik dhe lufta kundër terrorizmit./Arbresh.info
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...