Google ADS

‘The Guardian’: Shqiptarët të parët që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Britani

18:24 | 8 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Gjithnjë e më shumë emigrant nga Shqipëria janë duke u kapur pasi përpiqen që të hyjnë ilegalisht në Britani të Madhe.

The Guaridan ka raportuar se shqiptarët mbajnë vendin e parë për të hyrë ilegalisht në Britani, dukë lënë pas çdo kombësi tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Në tre mujorin e parë të vitit 2016, janë arrestuar rreth 981 shqiptarë duke u përpjekur që të hyjnë ilegalishtë në Britani, duke shfrytëzuar edhe aeroportet.

Shqiptarët kanë lënë pas edhe afganistanezët (452 të arretuar), algjerianët (424 të arrestuar) dhe iranianët (384 të arrestuar).

Fillimi i krizës së refugjatëve në verën e vitit 2015 ka shënuar një rritje të numrit të iranianëve, sirianëve dhe irakianëve të cilët janë arrestuar në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Britani të Madhe.

Në tre mujorin e parë të vitit 2016, janë arretuar 122 iranianë, 31 sirianë dhe 21 irakianë. Shumica e emigrantëve u kapën para mbërritjes, por shifrat tregojnë se shumë të tjerë ia kanë dalur të hyjnë në Britani para se të zbuloheshin.

The Guardian thekson se Home Office nuk ka pranuar të japë detaje se sa nga ta kanë kërkuar azil./Arbresh.info