Kryeqyteti kinez, Pekini, ka përjetuar dhjetorin e tij më të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1951. Temperaturat në qytet kanë rënë shpesh nën -10 gradë celsius këtë muaj.
Kina është goditur nga disa valë të motit jashtëzakonisht të ftohtë këtë dimër, ndërkohë që Pekini kohët e fundit regjistroi më shumë se 300 orë temperatura nën zero në më pak se dy javë, sipas agjencisë së lajmeve “China Daily”.
I ftohti ka prekur provincat në të gjithë Kinën, me shkollat në disa zona që janë detyruar të mbyllen dhe shërbimet e transportit që përballen me vështirësi.
Moti i ftohtë i vazhdueshëm ka vënë nën tendosje furnizimet me energji në provincën Henan, me raporte se disa kaldaja për ngrohje janë prishur.
Viti 2023 ka qenë një vit ekstremesh në kryeqytetin kinez, i cili gjashtë muaj më parë, regjistroi ditën më të nxehtë të qershorit, me pak më shumë se 40 gradë Celsius.
Ndërkohë edhe disa Japonia veriore ka parë reshje të mëdha dëbore shumë më tepër se sasia e zakonshme për këtë periudhë të vitit.
Paralajmërime për borë të dendur janë lëshuar për disa zona gjatë ditëve të fundit, me rreth një metër borë që ka rënë në prefekturat Gifu dhe Hokkaido.
Luhatje ekstreme të temperaturave ka patur edhe në Korenë e Jugut javët e fundit./a2cnn
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet