Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në tri shpërthime që kanë goditur një shkollë për djem në lagjen e shiitëve Hazara në Kabul, ka thënë policia e qytetit më 19 prill.
Khaled Zadran, zëdhënës për Komandën Policore në Kabul ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shpërthimet kanë ndodhur në shkollën e mesme Abdul Rahim Shahid.
Ka pasur fëmijë në mesin e viktimave, ndonëse nuk dihet ende sa.
Një zyrtar i sigurisë i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve dpa se shpërthimet janë kryer me granata dore.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.
Lagjja me pjesëtarët Hazara është shënjestruar më parë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.
Talibanët kanë thënë se një ekip i hetuesve ka nisur punën në skenën e sulmit.
Një dëshmitar ka thënë se nxënësit kanë qenë duke dalë nga klasa kur kanë nisur sulmet.
Në muajin maj të vitit të kaluar, nga bombardimet afër një shkolle në Kabul kanë mbetur të vdekur 85 civilë, kryesisht nxënëse./rel
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?