“Lufta tregtare” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në një fazë të re tensioni. Me tarifat e vendosura nga administrata e Trump dhe kundërpërgjigja me masa nga ana e Kinës, duket se tensionet do të rriten.
Por sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth thotë se SHBA nuk po kërkon “luftë” me Kinën.
“Ne nuk kërkojmë “luftë” me Kinën. Ne duhet ta parandalojmë luftën duke treguar vendosmëri dhe forcë përballë kërcënimeve të Kinës në këtë situatë. Ne duhet të njohim kërcënimin që Kina paraqet për vendet tona dhe paqen në këtë rajon”, tha ndër të tjera Hegseth.
Hegseth përsëriti se administrata e Donald Trump nuk do të lejojë që Kina të fitojë ndikim mbi Kanalin e Panamasë , të cilin presidenti republikan së fundmi kërcënoi se do ta “rimerrte”.
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...