Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Japoninë dhe Korenë e Jugut, kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta detare. Synimi është që të forcohet aleanca përballë kërcënimeve nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.
Stërvitja e planifikuar prej disa kohësh përfshinte një aeroplanmbajtëse amerikane, ndërsa synimi është të testohen kapacitetet dhe aftësisë për t’iu përgjigjur rreziqeve bërthamore që vijnë nga Peniani.
Ky i fundit ka përshpejtuar zhvillimin e armëve moderne, duke testuar së fundmi raketa hipersonike me karburant të ngurtë, ndërsa lideri koreano-verior, Kim Jong Un, ka paralajmëruar për luftë.
Aleancë ushtarake kundër Rusisë e Kinës, SHBA dhe Japonia bëhen bashkë. Peniani: Të jemi gati për luftë
SHBA armatos Japoninë, firmosin marrëveshjen për blerje raketash
Italia, Japonia dhe Britania bashkojnë forcat për të prodhuar “bishën” fluturuese
Ai e vuri theksin te situata e ndërlikuar ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike në rritje. Diktatori i Penianit është zotuar t’i japë një goditje të fortë çdo kundërshtari që do të përpiqet t’i sfidojë ushtarakisht.
Në samitin e Camp David, gushtin e kaluar, liderët e Washingtonit, Seulit dhe Tokios ranë dakord të organizojnë stërvitje vjetore në shumë fusha, të ndajnë informacione në kohë reale mbi lëshimet e raketave të Koresë së Veriut dhe të vendosin një linjë komunikimi në raste krizash./A2CNN
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit