Dy gra janë vendosur në pranga pasi një person mbeti i plagosur rëndë në një stacion metroje në Londër mëngjesin e sotëm.
I plagosuri është dërguar në spital me lëndime të rënda për jetën, ku policia fillimisht dyshon se ai është goditur me thikë.
Policia mori një telefonatë për në stacionin “Seven Sisters” në veri të Londrës në orën 8:48 të mëngjesit pas raportimeve për një sulm të rëndë.
Dy femra janë arrestuar pasi dyshohen se kanë qenë ato autoret e sulmit. Ato vijojnë të jenë në pranga teksa policia po vijon hetimet. Ndërsa është mbyllur edhe stacioni i metrosë./rtsh.al/
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...